Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar i ka kthyer përgjigje nga foltorja e Kuvendit kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha e akuzoi atë për lidhjen e politikanëve me bandat e Elbasanit, ndërsa Balla e pyet se ku ishte dje? Duke shtuar që të mos bëj provokime foshnjore.
“Mos më bëj provokime foshnjore, ku ke qënë parmbrëmë, ku ke qenë dje. Unë Lulzim, nuk kam bërë kurrë asnjë kontratë me kriminelë për të siguruar votën.
Dua t’ju them me shumë keqardhje për vijimësinë e një farse me sulmet tuaja personale ndaj ministrit Xhafa, e cila është e sqaruar shumë vite më parë nga vetë Xhafa, që nuk ka asnjë lloj të vërtete ndaj shpifjeve që hidhni ndaj tij. Por kushdo që të .ishte prej nesh në vendin e Fatmir Xhafës do ta trajtonit njëlloj. Edhe sikur Jorida Tabakun ta merrnim ta vëmë ministre të brendshme edhe ajo do të ishte koka e krimit dhe e meduzës, thotë Balla. (S.SH/Shuplaka)