Taulant Balla i është përgjigjur Doris Pack në lidhje me deklaratat e saj për gjendjen e krimit në vend. Pack deklaronte se ajo që po ndodh në vendin tonë është një ccmenduri.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë.
Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” , deklaronte Pack.
Nga ana tjetër Balla thotë që Pack duhet t’i rekomandojë PD-së që të hyjë në Parlament dhe zgjedhje.
‘’Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.
Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.
Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam’’, shkruan Balla. (E.K/SHUPLAKA)