Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar nga Kryesia e Kuvendit ka bërë sot sërish një deklaratë për mbylljen e çështjes CEZ nga ana e Prokurorisë.
Ai thotë se kush janë Prokurorët që i japin të drejtë vetes së tyre që të mbyllin çështjen pa hetuar të gjithë zyrtarët e lartë, që sipas Ballës janë nën akuzë për disa vepra të ndryshme.
REAGIMI I BALLËS:
I vetmi komision hetimor që i çoi hetimet deri në fund, dhe së bashku me Kuvendin depozituam një dosje të plotë. Sot jemi në kushtet që jemi njohur për dorëzimin nga ana e Prokurorisë në Gjykatë dosjen për mbylljen e kësaj çështje.
Sot jemi këtu për të thënë se pse kjo çështje nuk mund të mbyllet nga ana e Prokurorisë edhe pa marrë ende dëshminë e njerëzve që janë të përfshirë në çështje. Si ka mundësi që ka prokurorë që i shkoka në mëndje se mund të mbyllet një çështje e tillë, kush janë këta prokurorë që nuk marrin në konsideratë Kuvendin e Shqipërisë?
Kush janë këta prokurorë që kanë vemdosur të falin Sali Berishën edhe pa e hetuar fare?! Deputet i Kuvendit të Shqipërisë mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale?! Kush janë këta prokurorë që falin Ndue Kalajn?!Kush janë këta prokurorë që falin pa hetuar genc Rulin, ish-ministrin e energjisë, kush janë këta prokurorë që kanë të drejtë të falin Ridvan Bodxen pa hetuar?! Kush janë këta prokurorë që falin pa hetuar Florian Mimën, Eno Boadon dhe Ledina Mandijan?!
Prokuroria po përdoret politikisht nga ana e segmenteve të opozitës. Kemi pritur që të thërritemi në Prokurori së bashku me kolegët e mij që të tregojmë atë që dimë në lidhje me çështjen. Kjo është një favor i fundit që Prokuroria i bën klasës së korruptuar politike.
Biseda e dy kriminelëve vlen më shumë sesa raporti i një komisioni hetimor nga ana e Parlamentit. Sapo ka filluar Vetingu për çuarjen për skrap të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.
(E.K/FAXWEB)