09:43 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla me pyetje ‘soft’ ndaj Markut, kryeprokurorja hap zemrën për familjen: Tirana është e pisët!

08:15 | 16/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla me pyetje ‘soft’ ndaj Markut, kryeprokurorja hap zemrën për familjen: Tirana është e pisët!

Arta Marku e zgjedhur pak muaj më parë kryeprokurore e vendit ka dhënë dje intervistën e saj televizive përballë gazetarit Sokol Balla.

Pa presionin që kanë zakonisht studiot, Marku pati mundësinë që të shfaqej më së miri si një grua e përkushtuar ndaj punës por edhe familjes.

Gjithçka nisi me disa pyetje familjare të tipit: nga e ke orgjinën, apo sesa fëmijë keni?

Dhe kryeprokurorja na tregoi më së miri se vinte nga një familje ku nëna e saj kishte qenë e persekutuar, ndërsa familja e saj e ngushtë përbëhej nga katër anëtarë, ajo burri dhe dy vajzat. Madje njëra prej tyre në një moshë mjaft të vogël, 14-muajshe.

Marku tha se e kishte të vështirë largimin nga qyteti i Shkodrës ndërsa Tirana i dukej shumë e pistë.

Sokol Balla: Përveç interesit ka dhe kuriozitet të madh, pasi që në momentin e parë që emri juaj doli si një nga kandidaturat e mundshme dhe më pas si kandidatura më e mundshme për t’u zgjedhur, përveç interesit pati dhe kuriozitet njerëzor, se kush është Arta Marku?

Arta Marku: Vij nga një familje e thjeshtë si shumica e familjeve shqiptare me dy prindër të thjeshtë. Babai im ka qenë teknik i mesëm miniere. Ka mbaruar ndër të parët Politeknikumin “7 Nëntori” që është quajtur atëherë, ndërsa mamaja ime ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës deri pas viteve 1990, ku si shumica e shqiptarëve filloi me një tregti të vogël, ndihmuar dhe nga vëllai im.

Kjo është familja ime e origjinës. Kam dhe një vëlla dhe një motër, më të vegjël se vetja. Familja ime e re përbëhet nga unë, bashkëshorti dhe dy vajzat e mija, njëra është 8 vjeçe, në klasë të dytë dhe tjetra është 14 muajshe.

Sokol Balla: Sa e vështirë është për një nënë të re të shpërngulesh nga qyteti ku keni jetuar për shumë e shumë vite me radhë dhe të vini në mes të një rrëmuje të madhe siç është Tirana, ku nuk është vetëm një rrëmujë politike është dhe rrëmujë urbane. Sa të vështirë e keni pasur të ambientoheni me terrenin e ri?

Arta Marku: Në fakt, kjo ka qenë vështirësia më e madhe e momentit dhe unë kam vonuar shpërnguljen për 2 muaj, pasi e kisha shumë të vështirë. Tirana është një qytet i zhurmshëm dhe i papastër, krahasuar më Shkodrën.  Mbase unë e kam dobësi Shkodrën, por e pata shumë të vështirë, jo vetëm unë por edhe familja ime. Tashmë kemi ardhur dhe shpresojmë që do përshtatemi për aq kohë sa do jemi.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: arta markufamilja
Pas

Barcelona ‘marshon’ në Champions, por e çuditshme sa kohë ka Suarez që nuk shënon

Para

“Do me gënjesh me kaq?!” ish miss-i tregon pengun që ka me bashkëshortin

Para
“Do me gënjesh me kaq?!” ish miss-i tregon pengun që ka me bashkëshortin

"Do me gënjesh me kaq?!" ish miss-i tregon pengun që ka me bashkëshortin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritem dje samitin. Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në Parlament edhe Adriatik Lapaj e Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit

Nis hapja e zarfeve të votave të shqiptarëve në Greqi

Ngërçi politik / Sot seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rama pret presidentin francez në Kryeministri

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.