Nga Elbasani gjatë prezantimit të vendimit të kryesisë së PS për kandidaturat e kryebashkiaëeve të 30 qershorit, sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla komentoi protestën e opozitës. Balla tha se dallimi mes tyre dhe demokratëve është i qartë.
Nese PS tha ai po punon për të çuar para ëndrrën europiane , demokratët të cilët i quajti një grup politikanësh të korruptuar i druhen reformës në drejtësi. Pavarësisht të gjithave Balla tha se procesi zgjedhor do të vijojë normalisht.
“Në 30 Qershor procesi zgjedhur do të vijojë normalisht. Shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin midis atyre që punojnë çdo ditë për të çuar përpara rrugën europiane të Shipërisë nga ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi dhe po bëjnë gjithçka për të penguar procesin e integrimit europian të vendit”, tha ndër të tjera Balla.
Ekipi i socialistëve në zgjedhjet e 30 qershorit kryesohet nga Gledian Llatja në Elbasan, Arif Tafani në Belsh. Andi Salla në Cërrik, Klodian Taçe në Gramsh, Kastriot Gurra në Librazhd, Nuri Belba në Prrenjas, ndërsa Peqini vijon të mbesë i papërcaktuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)