22:30 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

15:48 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, deklaroi në Strasburg gjatë takimit të 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit se Shqipëria është e vendosur të përmbyllë negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të anëtarësohet plotësisht në BE brenda kësaj dekade.

Ai theksoi se që nga tetori 2024 janë hapur 24 nga 33 kapituj negociues dhe se reformat nuk janë vetëm teknike, por një detyrim moral ndaj qytetarëve. Sipas tij, mbi 90% e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit mbështesin integrimin evropian.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 u vlerësuan si konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht nga OSBE/ODIHR. Balla përmendi përfundimin e procesit të vetingut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë, fuqizimin e SPAK-ut dhe nisjen e sistemeve të reja për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai njoftoi gjithashtu se në Tiranë do të hapet zyrtarisht zyra e Parlamentit Evropian, si një sinjal i qartë i mbështetjes për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Fjala e Taulant Ballës:

Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian,
Të nderuar miq dhe kolegë,

Më lejoni ta nis duke kujtuar fjalët e njërit prej themeluesve të Bashkimit Evropian, Jean Monnet: “Ne nuk po krijojmë koalicione shtetesh, ne po bashkojmë njerëz.” Ky vizion vazhdon të udhëheqë rrugëtimin tonë të përbashkët.
Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian për procesin e zgjerimit të BE-së – veçanërisht për vëmendjen dhe përkushtimin e treguar ndaj vendit tonë, Shqipërisë.

Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE.

Që nga hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit në tetor 2024, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm dhe të qëndrueshëm. Brenda vetëm tetë muajve, kemi hapur 24 nga 33 kapituj:
* Grupkapitulli 1 (Themelorët): U hap më 15 tetor 2024
* Grupkapitulli 6 (Marrëdhëniet e Jashtme): U hap më 17 dhjetor 2024
* Grupkapitulli 2 (Tregu i Brendshëm): U hap më 14 prill 2025
* Grupkapitullii 3 (Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse): U hap më 22 maj 2025
* Dhe më 11 qershor 2025, morëm letrën për të paraqitur Pozicionin tonë Negociues për Grupkapitulliin 4 (Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme), duke hapur rrugën për hapjen e tij para verës.

Ky progres i shpejtë pasqyron jo vetëm angazhimin e thellë të Shqipërisë ndaj reformave, por edhe theksimin e ripërtërirë të Bashkimit Evropian mbi zgjerimin si një përparësi strategjike.

Ne besojmë fuqimisht se ndjekja e vendosur e Shqipërisë për anëtarësim në BE do të veprojë si një katalizator për rritje më të shpejtë ekonomike, duke ngushtuar hendekun mes vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE-së.

Por më e rëndësishmja, ne i shohim reformat jo thjesht si një listë kontrolli të kushteve teknike, por si një detyrim moral dhe politik – duke i sjellë dobi qytetarëve tanë mbi të gjitha.

Ne e kuptojmë plotësisht se anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Ne gjithashtu e pranojmë se ky udhëtim historik nuk ka të bëjë vetëm me përafrimin e ligjeve dhe politikave me acquis, por me përvetësimin e vlerave themelore të Unionit: demokracinë si e vetmja rrugë, të drejtat e njeriut si themeli i saj, sundimin e ligjit si modeli funksional i saj dhe liritë themelore si busulla e saj e orientimit.
Kemi fatin të gëzojmë mbështetje dërrmuese nga populli shqiptar.

Mbi 90% e shqiptarëve – si në vend ashtu edhe në diasporë – mbështesin anëtarësimin në BE.

Për shqiptarët, “dielli lind nga Perëndimi” dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim pro-evropian.

Qytetarët tanë bënë një zgjedhje të qartë – për të vazhduar rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE.
Këto zgjedhje ishin historike, jo vetëm për shkak të rezultatit të tyre, por edhe për shkak të mundësimit për herë të parë të votimit nga jashtë vendit.

Misioni i përbashkët i vëzhgimit i përbërë nga OSBE/ODIHR, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian deklaroi më 12 maj:

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht. Autoritetet u përballën me sfidën e organizimit të votimit jashtë vendit për herë të parë dhe kandidatët patën në përgjithësi liri në fushatë.”

Për të gjitha këto arsye, jemi të bindur se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 shënuan standardin më të lartë demokratik të arritur deri më sot në Shqipëri.

Anëtarë të nderuar,

Më lejoni tani të përqendrohem shkurtimisht në fushat kryesore të reformës:

Lidhur me sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar arritjet e deritanishme, duke demonstruar një angazhim të qartë ndaj procesit të integrimit evropian.
Zbatimi i një reforme të thellë në drejtësi – veçanërisht procesi i vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve – përfaqëson një përpjekje transformuese për të rivendosur integritetin, profesionalizmin dhe besimin e publikut në gjyqësor.

Më 27 nëntor 2024, Shqipëria përfundoi procesin e vetting-ut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë — një arritje e jashtëzakonshme që përforcon meritokracinë, paanshmërinë dhe integritetin në të gjithë sistemin e drejtësisë.
Për të garantuar vazhdimësinë dhe thellimin e reformave, ne kemi miratuar Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030,një kuadër me vizion për të ardhmen, i harmonizuar me rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Planin Kombëtar për Integrimin Evropian dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ky harmonizim strategjik thekson angazhimin afatgjatë të Shqipërisë për të mbështetur vlerat dhe standardet ligjore evropiane. Paralelisht, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka bërë përparim të matshëm në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Një Sistem i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve, me strukturë modulare dhe aktualisht në fazën e tij pilot, po rrit transparencën dhe efikasitetin në ndjekjen e rasteve dhe menaxhimin e ngarkesës së punës, me një zbatim të plotë kombëtar të parashikuar deri në fund të vitit 2025.

Vendosmëria jonë për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale reflektohet në miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, pas një procesi gjithëpërfshirës konsultimi me pjesëmarrjen e 47 institucione qendrore, 61 bashki dhe 12 qarqe.

Këto masa përforcojnë një qasje të të gjithë shoqërisë ndaj parandalimit, zbatimit dhe ndërgjegjësimit publik.

Për më tepër, Zyra e Rimëkëmbjes së Pasurive dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është fuqizuar për të siguruar identifikimin, sekuestrimin dhe ripërdorimin efektiv të pasurive të paligjshme. Një projektligj i rëndësishëm në lidhje me Rimëkëmbjen e Pasurive pritet të miratohet në seancën plenare më 26 qershor 2025.

Në fushën financiare, Agjencia jonë e Inteligjencës Financiare tani vepron sipas një modeli mbikëqyrës të bazuar në risk, duke pëmirësuar përputhshmërinë me standardet e BE-së për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto arritje pasqyrojnë vullnetin e palëkundur politik të Shqipërisë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përmbushur kriteret e pranimit në BE.

Ne jemi të vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet e BE-së për të siguruar që reformat jo vetëm të miratohen, por të zbatohen plotësisht dhe në mënyrë efektive – duke hapur rrugën për një sistem qeverisjeje të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm për të gjithë qytetarët.

Për t’u përballur me sfidat në zhvillim të sigurisë dhe për të rritur kapacitetin institucional, Shqipëria ka ndërmarrë reforma strukturore në fushën e policisë dhe menaxhim kufitar.

Në fushën digjitale dhe kundër-narkotikëve, ne kemi krijuar një qendër kombëtare monitorimi kibernetik 24/7 dhe kemi aktivizuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm – instrumente kyçe për përgjigje proaktive dhe të bazuara në prova ndaj kërcënimeve kibernetike dhe trafikimit të narkotikëve.

Të dashur kolegë,

Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda kësaj dekade.

Bashkimi Evropian nuk është thjesht destinacioni ynë; është pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit për të cilën aspiron Shqipëria.

Shpreh mirënjohjen time më të thellë për partneritetin, udhëheqjen dhe besimin tuaj. Le të ecim përpara të bashkuar në qëllim, të palëkundur në angazhim dhe të vendosur në misionin tonë evropian.

Për ta përfunduar, dua të theksoj se vendimi për hapjen e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri do të forcojë më tej bashkëpunimin tonë drejt një Evrope më të bashkuar dhe më të fortë.
Kjo zyrë pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe angazhimit me qytetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore—duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë civile shqiptare, dhe duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit.
Ju faleminderit!

Pas

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Para

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Para
Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.