Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pavarësisht se ndodhet në një delegacion në Parlamentin Europian, ende nuk i ndahet mendja nga çështja “Babale” dhe nga video-përgjimi i Fredi Alizotit.
Balla nga Brukseli ka paralajmëruar Bashën me një tjetër kallëzim atë të Florenc Hoxhës, të cilin e cilëson shok të kreut të PD-së.
“Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin”, shkruan Balla.
(J.D/Faxweb.al)