12:19 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Balla nuk i ndal akuzat ndaj Bashës: Po përdor Zgurin për të prishur provat e krimeve

15:34 | 12/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla nuk i ndal akuzat ndaj Bashës: Po përdor Zgurin për të prishur provat e krimeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur akuza mbi kreun e Partisë Demokrate, Lulzim Bashën.

Balla akuzon Bashën se po përdor Klement Zgurin për të fshehur provat e krimit.

 

REAGIMI I BALLËS

Lulzim Basha po prish provat e veprës penale me duart e Klement Zgurit

Pas shkeljes së ligjit nga ana e Klement Zgurit në rastin e kryebashkiakut Agron Kapllanaj, sot në KQZ po konsumohet një vepër e rëndë penale përsëri me autor kryesor Klement Zgurin, përsëri nën urdhërat e Lulzim Bashës.

I vendosur nën hetim në Shqipëri dhe jashtë saj për transferimin e paligjshëm të 1 milionë dollarëve përmes disa llogarive të dyshimta në një shtet të vogël të Amerikës Qëndrore, sot Lulzim Basha po mundohet të prishë provat e veprës penale, por dhe të shkeljes administrative të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. “Dora” e shpërdoruar e Lulzim Bashës në KQZ Klement Zguri po mundohet t’i japë mundësi Partisë Demokratike të ndryshojë Raportin e verifikimit të financimit të fushatës zgjedhore, të partive politike të cilat morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Qershorit.

Përpjekja e dy shkelësve të ligjit Basha-Zguri synon ndryshimin e një dokumenti zyrtar, i cili prej momentit të fillimit të hetimit është një ndër provat e fajësisë në pagesat dhe shpenzimet e padeklaruarara të PD gjatë fushatës zgjedhor.

Sipas draftit të përgatitur nga Kryetari Klement Zguri, KQZ (shumica) pritet të dalë me vendimin “meqenëse partitë politike kanë patur pasaktësi në raportet financiare të depozituara ne KQZ”, atëherë KQZ iu jep edhe 10 ditë të tjera afat për të sjellë çdo dokument që ato vlerësojnë se mungon në lidhje me të ardhura apo shpenzime gjatë periudhës zgjedhore.

Ky vendim është tërësisht i pabazuar në Kodin Zgjedhor. KQZ sot duhet të miratojë sot Raportin e verifikimit dhe të ndërshkojë të gjitha subjektet politike që kanë shkelur Kodin.

I bëj thirrje Klement Zgurit të heqë dorë nga kjo shkelje e rëndë e ligjit dhe të mos shpërdorohet nga personi i vendosur në hetim Lulzim Basha.

Etiketa: akuzaballaBasha
Pas

“Kënga Magjike”, Endri Prifti shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: Mos i hedhim popullit hi syve për votimin! Kam shumë për të treguar!

Para

“Tërmet” nesër në politikën shqiptare, për Tahirin deri më tani është zbardhur vetëm maja e ajsbergut

Para
Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes me popullin , Tahiri e “braktis”

"Tërmet" nesër në politikën shqiptare, për Tahirin deri më tani është zbardhur vetëm maja e ajsbergut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.