Kreu i grupi parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit.
Ndërsa ka publikuar dokumentet e SHISH, Balla tha se në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, informohej nga SHISH se Beleri ishte i dënuar, ndërsa sot ai është kandidat i tij për bashkinë Himarë.
Ai e konsideron një maskarallëk nga ana e Berishës, Metës dhe Belerit, futjen e këtij të fundit në zgjedhje.
“Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”.
“Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”, shkruan Balla.