Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka akzuar Lulzim Bashën se ka harxhuar mbi 1 milion dollarë në kompani lobimi për PD-në gjatë muajve të fushatës. Balla ka theksuar se Basha dueht të hetohet pasi asnjë nga këto shpenzime nuk nuk janë pasqyruar në KQZ.
“PD ka bërë pagesa në kompani lobimi. Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit në SHBA të pasqyruara nga pra BIRN tregojnë se pagesat e lobimit u bënë nga dy kompani dhe nga një kompani e dyshimtë e që ka një bazë në Zvicër.
Ja edhe pagesat ku deken qartë pagesat e PD-së. PD ka patur edhe një kontratë të drejtëpërdrejtë me një kompani tjetër që është raportuar në SHBA që ka marrë dy pagesa të tjera nga PD me vlerë 500 mijë dollarë. Më 25 mars Basha gjatë vitizitës së tij në Uashingon teksa ishte vendosur edhe në çadër ka vendor një kontratë me një kompani lobimo me vlerë 25 mijë dollar. Sipas të dhënave të zbardhura nga Departamenti i Shtetit është pikërisht impelmentimi dhe promovomi i qëllimve diplomatike në media.
Dy ditë përpara se të firmoste këto kontrata më 22 mars ka nëshkruar edhe një kontratë të veçantë. Të gjitha këto kapin vlerën e 820 mijë dollarë, shumë më shumë nga ç’ka deklaruar Basha në KQZ. Jemi në kushte të rënda të shkejet të ligjit nga PD, me qëllim është fshehur pagesa në mëse 1 milion dollarë në total të të gjithë këtyre shpenzimve. Shumat e mësipërme nuk figurojnë fare në KQZ. Asnjëra prej këtyre pagesa nuk figuron në institucion e KQZ-së.
Basha duket të jap shpjegime për 1 milion dollarë pagesa në tre muaj. Duhet të hetohet se nga kanë ardhur këto para dhe kush i kanë financuar”, u shpreh Balla. (J.V/Faxweb)