Propozimi i opozitës për votimin dhe numërimin elektronik vijon të shkaktojë debate mes palëve politike.
Referuar takimit me OSBE-në, deputeti i PS-së, bashkëkryetar i komisionit, Taulant Balla, është shprehur se Komisioni ka për detyrë të zgjidhë katër rekomandimet e OSBE-së, ndërkohë që vijon të ngulmojë se nuk ka kohë për votim elektronik.
“Komisioni të zgjidhë 4 rekomandimet e OSBE-së. Mjafton një ditë e vetme për të zgjidhur katër çështjet. Për votimin elektronik nuk ka kohë. Partia Demokratike po gjen alibinë për humbjen e zgjedhjeve.”, është shprehur Balla.
Nga ana tjetër, demokrati Arben Ristani, është shprehur se në këto kushte nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Për votimin elektronik mungon vullneti politik. Në këto kushte nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.” (XH.A/SHUPLAKA)