Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një takim në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me kryetarin e partisë SYRIZA në Greqi, Sokratis Famellos dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e forta e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë dhe mbështetja e Greqisë në rrugën evropiane të vendit tonë.
“Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.
“Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona”, nënvizoi Balla.