Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim në Kryeministri delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të kryesuar nga Michael Reiffenstuel, i ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra.
“Me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të kryesuar nga Michael Reiffenstuel, me të cilët diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.
Në kuadër të bisedimeve të tij në Tiranë, Reiffenstuel, u takua edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me të cilin shkëmbyen mendime mbi situatën e brendshme politike para zgjedhjeve parlamentare dhe perspektivat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Gjithashtu, Reiffenstuel u takua edhe me drejtorin e përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gazmend Barbullushi.