09:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla takim me shqiptarët në Romë: Diaspora, faktor kyç, senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes së pensioneve!

08:17 | 14/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla takim me shqiptarët në Romë: Diaspora, faktor kyç, senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes së pensioneve!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeron dhe punon në Romë, Itali.

Balla tha se tashmë senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes për njohjen e pensioneve italiane.

Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që të gjitha qeveritë italiane kanë dhënë për Shqipërinë në rrugën tonë drejt shtetndërtimit por dhe drejt integrimit në BE. Ka dëshmuar të jetë avokatja jonë. Në perëndimin tonë është Italia. Sapo kemi takuar senatorë të senatit të parlamentit italian që po i japin dorën e fundit me disa ndryshime të propozuara nga qeveria italiane sa i takon shndërrimit në ligj të marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive tona për njohen e pensioneve” tha Balla.

Ministri në fjalën e tij u ndal te momenti historik i votës së diasporës, për të cilën deri më tani, shqiptarëve të Italisë iu është dashur të udhëtojnë vetëm për të votuar.

“Për 33 vite ju kontribuat për ekonominë e Shqipërisë. Ata prej jush që donin të shpreheshin me votë për drejtimin që donin të merrte Shqipëria, do të merrnin avionin apo tragetin për të ardhur në Shqipëri të premten ose të shtunën – për të votuar të dielën, e për t’u kthyer të hënën. Asnjë mënyrë tjetër nuk kishin. Kësaj pritje Kuvendi i Shqipërisë i dha fund më 26 korrik. Secili prej jush tani ka mundësinë të votojë nga vendi ku jeton, përmes një procesi të thjeshtuar online”, u shpreh Balla duke apeluar për një pjesëmarrje sa më të madhe në procesin e votimit pasi diaspora është një pjesë integrale për zhvillimin e vendit.

Balla më tej gjatë fjalës së tij  theksoi suksesin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në turizëm, e cila ka kapërcyer imazhin negativ që dikur shfaqej në mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato italiane, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për pushime.

“Shqipëria tani zë vendin e kronikave shumëngjyrëshe të turizmit dhe jo më ato të lajmeve të zeza,” u shpreh ministri Balla.

Më tej gjatë takimit ministri Balla nënvizoi përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare si dhe përmendi hapjen zyrtare të kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian si një arritje të rëndësishme.

“Shqipëria është një vend që garanton stabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj që jemi në ditën për t’u gëzuar edhe për faktin që Shqipëria në javën që nisim hap zyrtarisht kapitujt e parë të marrëveshjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, dhe synim të cilin ne synojmë me Edi Ramën, kryeministër, ta përmbyllim deri në vitin 2030”, u shpreh Balla.

Në mbyllje të takimit, ministri Balla e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim drejt vitit 2030, një rrugëtim që synon ta bëjë Shqipërinë një vend më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Etiketa: diasporataulant balla
Pas

Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, Rama publikon videon

Para

Revista kolumbiane “El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Para
Revista kolumbiane “El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Revista kolumbiane “El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa këmbehen monedhat e tjera

Vendet e G7-s paralajmërojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

Kurti pret në darkë Kaja Kallas, i kërkon ekstradimin e Radoiçiç nga Serbia

G7 arrin marrëveshje historike për “çekuilibrat ekonomikë” globalë, shmang përplasjen mbi tarifat amerikane

Operacion në Durrës/ Zbarkojnë forcat RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa vdekjeprurëse Exocet MM40 Block 3C

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.