Taulant Balla ka prezantuar sot propozimin e Partisë Socialiste për rregullime në Kodin Zgjedhor, që konsiston moslejimin e kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit të atyre që nuk kanë kaluar ligjin e Vettingu-t.
Përfshirë këtu prokurorë dhe gjyqtarë që janë dorëhequr apo ata që e kanë dorëzuar të dhënat në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, por procesi nuk ka përfunduar.
“Me qëllim që kandidaturave që mund të vijnë por që nuk kanë përfunuar procesin e Vetttingu-t, propozojmë që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk e kanë përfunduar procesin e vlerësimit, nuk mund të përfshihen në listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
Përveç kushteve të parashikuara, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen gjyqtarët prokurorë. Me këtë qëllim, nuk mund të kandidojnë edhe gjyqqtarë dhe prokurorë. Do të konsiderohen në detyrë dhe ata që pavarësisht dorëheqjes nuk i janë nështruar procesit të dekrimnalizimit. Propozimi ka të bëjë me një shtesë të Kodit Zgjedhor për të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dhënë dorëheqjen ose e kanë dorëzuar por procesi nuk ka përfunduar.
Ky është një hap i rëndësishëm. Propozimi ligjor do të depozitohet nga një grup deputetësh të partisë socialiste dhe synojmë të merret në konsideratë, në rast të kundërt, në rast kundërshtimi nga PD, do ta depozitojmë në rrugët që përcakton Kushtetuta e Kuvendit. Të mblidhet sa më parë Komisioni i Reformës Zgjedhore.”, është shprehur Balla. (XH.A/SHUPLAKA)