11:23 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Balla tregon për dështimin e djeshëm të negociatave dhe e quan tryezën e Metës të domosdoshme

21:05 | 26/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla tregon për dështimin e djeshëm të negociatave dhe e quan tryezën e Metës të domosdoshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pas takimit të thirrur nga Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Balla tregoi se çfarë ndodhi ditën e djeshme me dështimin e negociatave.

Balla u shpreh se kryeopozitari Basha u largua nga bisedimet sapo u vendos vettingu si kusht.

“Lidhur me te gjitha përpjekjet, që zoti Rama dhe zoti Meta po bëjnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe siç jeni në dijeni, ne dje kemi pasur në Tiranë dy miq shumë të mirë të Shqipërisë në PE, që shprehnin në fakt spektrin politik më të madh atje. Dje me ndërmjetësimin e tyre janë zhvilluar disa takime, në takimin e parë, është prezantuar një dokument i çështjes shumë të rëndësishme i adresuar nga të gjitha palët për garantimin e procesit zgjedhor normal. Pas takimit të dy miqve me kryetarin e PD-së, është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh. Për fat të keq në dy dhoma të ndara. Ne jemi njohur me dy çështje të reja që na u paraqitën të cilat për ne ishin shumë sensitive. Ne të dy, Rama dhe Meta treguan gatishmëri për të diskutuar edhe për çështjen sensitive për ne me liderin e opozitës për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshime në kabinetin e qeverisë”, tha Balla.

“Ne ramë dakord me dy çështjet e reja me kushtin që të votohet vetingu, në atë moment Basha është larguar nga negociatat e djeshme. Iku në mënyrë jokorrekte”, – tha më tej Balla.

Ai po ashtu u shpreh se iniciativa e Metës për takimin e sotëm meriton respekt dhe ishte e domosdoshme. 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: taulant balla
Pas

Pas mbledhjes, Mesila Doda: S’ka dialog kur njëri mban kokën mënjanë e tjetri mënjanë!

Para

Sali Berisha: Kriza më e rrezikshme që nga shkurti i ’91-it

Para
Sali Berisha: Kriza më e rrezikshme që nga shkurti i ’91-it

Sali Berisha: Kriza më e rrezikshme që nga shkurti i ’91-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.