2 raste të konfirmuara me Koronavirus kanë vënë në alarm njerëzit, autoritetet shëndetësore, madje dhe vetë qeverine e cila sot mbajti mbledhje urgjente ku vendosi pezullimin me 2 javë të shkollave dhe çdo aktiviteti tjetër publik deri me 3 prill.
Ndërsa të gjitha shërbimet e tjera publike dhe private vijojnë normalisht mbledhjen, anëtarët e komisioneve parlamentare i janë dorëzuar frikës së infektimit.
Nga ana tjetër kreu i grupit socialist Taulant Balla pasi ka mbledhur deputetët e majtë u ka komunikuar se puna do të vijojë normalisht duke respektuar të gjitha rregullat dhe rekomandimet e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Aq seriozisht i ka marrë Balla masat, sa është filmuar duke dezinfektuar gazetarët në ambientet e komisioneve.
“Live…Pas porosise qe iu dha kolegeve ne mbledhje, Kryetari i Grupit te PS Taulant Balla eshte i pari qe zbaton urdhezimet e Ministrise se Shendetesise???”- shkruan Agim Rama.
(M.Q/Faxweb.al)