Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha sot në Kuvend, se një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare janë takuar mbrëmjen e djeshme me Petrit Vasilin dhe Gazment Bardhin. Sipas Ballës takimi është kryer për të përgatitur një skenar, që të pengohej votimi i ndryshimeve Kushtetuese gjatë ditës së sotme në Kuvend.
“Më vjen mirë që PD-LSI janë rikthyer në Kuvend, do ju lutesha ju që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në përpjekje për të penguar Kuvendin për të hapur listat. Formësoni grupet dhe mund të merrni këshilltarë zotin Bardhi dhe Vasili dhe këdo që keni takuar dhe dakordësuar qëndrimin tuaj. Ky është hap pozitiv për një gjithëpërfrishje edhe të partive që përmenda më lart”, tha Balla.
Sa i takon hapjes së listave, Balla tha se ndryshimet kushtetuese që kalojnë sot, nuk e ndalojnë hapjen 100% të tyre.
“Amendamentet që miratohen sot janë celësa që mundësojnë që gjithçka që edhe ju pretendoni se e doni, e lejojnë edhe 100% listën e hapur, kur thua jo më pak se 2/3 e ke edhe 3/3 brenda. I bej nje thirrje të fundit PD, qe u mundua sot e mbrëmë të krijonte grupin parlamentar, që shohim ketu, shumë mirë që e krijoi këtu, por pranimi i listave të hapura sipas formulës së propozuar dhe miratuar sot nga Kuvendi është zgjidhja e duhur për ti dhënë shqiptarëve dy mundësi, prej sot kanë mundësi të zgjedhin individin”- tha ai.
Duke u ndalur te koalicionet, Balla theksoi: “Sa për koalicionet rrini të qetë se koalicionet ekzistojnë, po ua them sinqerisht ku ta gjej Lulin dhe Mona të jenë bashkë, gjëja më e mirë për shqiptarët që tu japin hakën e padyshim që jo në opozitë në 2021 por sa shoh, me mundësitë e reja dhe oferta e reja që vijnë nga opozita parlamentare për qytetarët ne do të jemi në qeveri dhe ju si jeni sot do jetë edhe ai grupoi tjetër që u krijua mbrëmë”.