Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina i cili ndodhet aktualisht në burg në Kroaci pasi ka kërkuar rishqyrtim të çështjes së tij pas refuzimit për t’u ekstraduar në Serbi, ka marrë një lajm mjaft të gëzuar. Djali I dronit të Beogradit është bërë baba për herë të tretë.
Fëmija është i seksit mashkull. Në respekt të dashurisë për simbolet kombëtare dhe aktit të tij në Beograd, ku ngriti dronin me banerin Autochtonus, djali është pagëzuar me emrin Flamur.
Ballist Morina qëndron i burgosur për më shumë se tre muaj në Dubrovnik të Kroacisë në pritje të një urdhëri ekstradimi në Serbi.
Ai u arrestuar nga policia kroate tek sap o kthehej nga Italia në Shqipëri pas një urdhër-arresti të Serbisë. (B.H/Faxweb)