“Ballistët”, Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, kanë mbërritur në qytetin e Milanos ku sot do të ndjekin nga afër në “San Siro” ndeshjen mes Milanit dhe skuadrës së tyre të zëmrës, Shkëndijës.
Ata janë grumbulluar në sheshin kryesor të Milanos, “Duomo”, ku kanë ndezuar atmosferën me këngët e tyre të kënduara në kor.
Milan do të lujë sonte përballë Shkëndijës në ‘San Siro” në orën 20-45. (B.H/Shuplaka)