14:16 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Ballisti”, reagon Berisha: I burgosuri politik numër i Ballkanit, viktimë e takimit kokë më kokë Rama Vuçiç

13:41 | 29/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ballisti”, reagon Berisha:  I burgosuri politik numër i Ballkanit, viktimë e takimit kokë më kokë Rama Vuçiç

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të drejtësisë kroate për ta ekstraduar atë në Serbi. Berisha shkruan se Ylli i tifozërisë shqiptare sot është i burgosuri numër 1 politik i Ballkanit.

Berisha gjithashtu thotë se Ballisti është viktimë e takimit RamaVuçiç.

“Ky eshte sot i riu me i persekutuar, me i ndjekur ne Ballkanin e mbushur me kriminelet me te rrezikshem te te gjitha llojeve dhe qe qarkullojne te lire edhe ne zyrat kryesore shteterore. Nderkohe qe krimi i tij i vetem, ishte leshimi i nje droni me banderolen e nje harte sui generis dhe portretet e Ismail bej Vlores dhe Isa Buletinit mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes midis kombetareve te Shqiperise dhe Serbise”, shkruan ai.

REAGIMI I BERISHËS:

Ballist Morina, ylli i tifozerise shqiptare dhe boterore tashme i burgosuri politik numer 1 i Ballkanit!

Ai eshte viktime e takimit koke me koke Rama – Vuçiç!

Te dashur miq, keto dite, nje gjykate kroate, me absurditet absolut ka vendosur te ekstradoje pa asnje shkak ligjor ne Beograd simbolin e tifozeve kuq e zi por dhe njeriun simbol te tifozeve paqesor ne bote; Ballist Morinen.

Ky eshte sot i riu me i persekutuar, me i ndjekur ne Ballkanin e mbushur me kriminelet me te rrezikshem te te gjitha llojeve dhe qe qarkullojne te lire edhe ne zyrat kryesore shteterore. Nderkohe qe krimi i tij i vetem, ishte leshimi i nje droni me banderolen e nje harte sui generis dhe portretet e Ismail bej Vlores dhe Isa Buletinit mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes midis kombetareve te Shqiperise dhe Serbise.

Me kete akt historik, i riu Ballist Morina i beri nje sherbim te madh paqes. Ai i tregoi mbare botes se cilat jane permasat e verteta te primitivizmit te nacionalizmit serb, ndaj dhe ai u be pa medyshje star i tifozerise botetore.

Ballist Morina ishte ceshtje e pare e takimit koke me koke Rama – Vuçiç, ne te cilin Vuçiç i kerkoi Rames arrestimin dhe ekstradimin e tij ne Beograd si hellin e nacionalisteve te Beogradit dhe si shperblim per kete hoqi Olsi Ramen nga rrethi i kuq qe Beogradi e kishte vendosur pas kesaj ndeshje. Pas ketij takimi fillon kalvari i ndjekjes se eger e Ballist Morines.

Edi Rama, siç i kishte premtuar Vuçiçit, do te arrestonte Ballistin ne Tirane para zhvillimit te ndeshjes se kthimit Shqiperi – Serbi ne Elbasan, sikur te ishte ndonje terrorist.

Arrestimi i tij pa asnje shkak real u be me qellim ekstradimin e tij ne Beograd, por, reagimi i forte i publikut dhe simpatia e madhe ne tifozerine boterore e tij, detyruan Ramen te heqe dore nga ky akt antinjerezor dhe antikombetar.

Natyrisht kalvari i Morines ne perputhje me marrveshjen Rama-Vuçiç vazhdonte. Ate e ndiqnin ne emer te serbomadhise tre shtete te Ballkanit; Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia. Me ne fund, me kombinime te turpshme te fshehta dhe nderhyrje te denueshme, Edi Rama arriti qe, me vendimin absurd te nje gjykate te nje vendi mik, te hedhe ne gojen e ultranacionalisteve serb, siç kishte premtuar Vuçiçit, te riun Ballist Morina, duke e shnderruar keshtu yllin e tifozerise boterore ne te burgosurin politik numer nje te Ballkanit!

Duke denuar me force te gjitha kurthet dhe inskenimet politike ndaj te riut Morina, u bej thirrje autoriteteve kroate te rishqyrtojne kete vendim te padrejte. Ju bej te gjithe organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut si dhe institucioneve nderkombetare si OSBE, Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, te bejne gjithcka qe i burgosuri politik Ismail Morina te lirohet menjehere! sb

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: berisha-ballisti
Pas

“Ballist Morina”, zbulohet dokumenti i palës serbe, ja çfarë kërkon

Para

Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

Para
Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

Pse Buzhala mendon që dasma e Orindës dhe Turjanit ishte dasma më e mirë që ka marrë pjesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Oficerë të BKH-së në burgun e Durrësit! Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku firmos aktet në praninë e një prej avokatëve

”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Ja kush e merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Lahon! Ja për çfarë akuzohet “Rrumi i Shijakut”

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Ursula von der Leyen: BE dhe Japonia do të bashkëpunojnë kundër praktikave të padrejta tregtare

Denoncimi i Sali Berishës për votën e diasporës në Itali: Në 50 përqind të rasteve fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! U ‘mbytën’ në Adriatik

Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, plagoset një çift bashkëshortësh

Samiti BE-Kinë, tensione, përplasje dhe pritshmëri të ulëta nga takimi i nivelit të lartë

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.