Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar pas arrestimit të deputetit të Ramës në Durrës, Jurgis Çyrbja.
Me anë të një shënimi në Facebook, Balliu shkruan se, vetëm kryetari i partisë mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve për listën e deputetëve.
Sipas tij, kjo na dëshmon që Edi Rama është afërmendsh i lidhur me krimin
Reagimi i Klevis Balliut:
Vetëm kryetari i partisë ka fuqinë të ndryshojë numrin në listën e deputeteve!
Rasti Çyrbja hodhi poshtë justifikimin e përgjegjësisë personale.
Me këtë provë të këtij krimi zgjedhor u vërtetua se Edi Rama është afërmendsh i lidhur me krimin.
Nëse favorizon krimin ngjitesh lart në listë.
Altin hajri qartazi paskërka patur më shumë lidhje dhe mardhënie me Ramën se vet Çyrbja.
Me këtë rast zgjedhjet patjetër që kanë rënë, dhe per rrjedhojë kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje te lira.
Nga miqtë tanë ndërkombëtar, shpresoj dhe uroj, që të ketë sot një reagim më të fortë për djegien e demokracisë se djegia e karrikeve.
Qeveria teknike është sot një detyrim jetik, nuk ka asnje justifikim, asnjë argumet të mbetur me nga kjo mazhorance e cila i shiti Shqiperin krimit.