Deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka cilësuar hakmarrje politike vendimin e Gjykatës së Tiranës, arrest me burg për Dorjan Protoduarin. Balliu tha se Rama ka një urrejtje të theksuar ndaj familjes së tij, e cila sipas tij po përndiqet akoma politikisht.
“Një mënyrë hakmarrëse e drejtëpërdrejtë e Edi Ramës. Tregon hakamrrjen ndaj familjes Protuduarit të cilët janë përndjekur nga regjimi komunist dhe vazhdojnë të përndiqen. Hakmarrje politike dhe barbare e një qeverie që ka humbur çdo të drejtë morale dhe ligjore. Përsëris mbështetjen e PD ndaj të gjithë të ndaluarve.
Qytetaët kanë të drejtën të protestojnë dhe PD do vazhdojë të mbështesë Sok kjo qeveri tregoi se nuk njeh as ligjin, as kushtetuten. Pikërisht me taksat që kanë p[aguar në 25 vjet, ata kërkojnë të shembin shtëpitë, por nuk do t’I shemben. Për të mbushur xhepat e veta kërkojnë të shkatërrojë shtëpitë e qytetarëve”, u shpreh ai.