18:06 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balliu i përmend emrin: Po merr kompaninë e naftës, drejton biznesi nga arresti shtëpiak

16:59 | 02/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balliu i përmend emrin: Po merr kompaninë e naftës, drejton biznesi nga arresti shtëpiak

Ish-deputeti Klevis Balliu ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News nga ku foli për aksionin opozitar në ditët në vijim, aktualitetin politik, kriminalitetin në rritje që është konstatuar ditët e fundit si dhe mënyrën se sip o qeveriset Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës.

Duke folur për lidhjen që ka sipas tij qeveria ka me krimin, Balliu tha se ka kriminelë që janë nën masën e arrestit shtëpiak që bëjnë biznes me bekimin e kryeministrit nga shtëpia.

“Opozita ka vendosur të dali jashtë një sistemi të kalbëzuar dhe të inkriminuar dhe nuk mund të qëndronnte thjeshtë për karrigë, nuk do t’iu shërbente qytetarëve shqiptarë dhe t’iu jepte një shembull. Të vetmet hetime që ka kryer Arta Marku janë për qytetarët që dalin e protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre, dhe nuk ka asnjë të arrestuar për aferën e Unazës së Re, ndërsa sot zgjidhja e vetme ishte dalja nga ky lloj sistemi kriminal që është krijuar.

Asnjë hap pas dhe kompromis për interesat kombëtare, për vjedhjet masive ndaj qytetarëve shqiptarë me anë të projekteve abusive dhe aferave të mëdha korruptive. Rruga Milot-Balldre nuk duhet të ishte as 30% e vlerës që ka sot, por këto abuzime kanë bërë që të rriten të gjitha faturat ndaj qytetarëve si dhe të mos rriten pagat dhe pensionet. Jemi i vetmi vend që një krimel i njohur për Policinë dhe çdo qeveri, sot po bëhet biznesmen dhe po na merr një kompani nafte, që quhet Lulzim Berisha, dhe ky pronari ndodhet nën masën “Arrest shtëpi”. Po si mundet që një krimienel të bëjë biznes nga arresti shtëpiak, kjo ndodh vetëm për shkak të Edi Ramës” tha Balliu.

Ndërsa për aksionin opozitar dhe vijimin e tij gjatë sezonit të vjeshtës, Balliu tha se nuk është ndërprerë për asnjë minut dhe shtoi se nuk do të ketë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës.

“Ne vijojmë takimet intensive në të gjithë Shqipërinë, Basha gjatë gjithë kohës ka lëvizur në çdo qytet e shumë fshatra të vendit, ndërsa edhe protesta të ndryshme janë bërë përgjatë gjithë verës. Natyrisht që aksioni opozitar nuk ëstë ndaluar për asnjë sekond të vetëm dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës”.

Duke folur për kriminalitetin në vend, Balliu tha: “Sot nuk ke guxim të ecësh nëpër rrugë se të kap ndonjë plumb pasi jeta në këtë vend është në rrezik për çdo qytetar, sepse vrasësit janë të lirë. Këta nuk kapen nga shteti sepse shteti FNSH-në ua dërgon protestusve dhe qytetarëve që rezistojnë ndaj padrejtësive”.

Lëvizjen e qeverisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anullimit të këtij të fundit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe për dekretimin e një date tjetër për zhvillimin e tyre, Balliu tha se është një tjetër vjedhje për kapjen e të gjitha institucioneve.

“Kjo organizatë kriminale që quhet Rilindje ka për synim eliminimin e institucioneve të shtetit. Është Edi Rama që i cakton emërimet e të gjithë anëtarët e bandave nëpër zyrat e administratës, bashki, institucion, është Edi Rama që ndan territoret se ku duhet të veprojë një bandë e ku një datë tjetër. Shkarkimi i Presidentit është pjesë e vjedhjes dhe planit të Ramës për të marrë çdo institucion shtetëror”.

Balliu foli edhe për zërat se brenda Partisë Demokratike do të ketë lëvizje kundër Bashës dhe politikës që ai po ndjek.

“Basha është në momentet e tij më të forta, që në mbështetje të tij ka jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe më gjerë se aq. Rama fut kriminelët në Parlament e Bashki, ndërsa përmes ligjit të dekriminalizimit Basha I largon prej aty. Basha ka një formim perëndimor e liberal, nuk di të ketë ndonjë artikulim të tillë pavarësisht se mund të ketë njerëz që kanë qëndrime të ndryshme nga ai”, tha Klevis Balliu në Fax News.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/424044598229174/

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: klevis balliu
Pas

Tragjike/ Mbi 30 të vdekur nga shpërthimi në flakë i anijes në brigjet e Kalifornisë

Para

Pamje si nëpër filma/ Grabisin bankën në Kosovë, dalin me armë në dorë duke qëlluar

Para
Pamje si nëpër filma/ Grabisin bankën në Kosovë, dalin me armë në dorë duke qëlluar

Pamje si nëpër filma/ Grabisin bankën në Kosovë, dalin me armë në dorë duke qëlluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.