09:12 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balliu: Korrupsioni vazhdon, qytetarët vuajnë

13:11 | 30/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balliu: Korrupsioni vazhdon, qytetarët vuajnë

Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në një deklratë për mediat nga selia e PD është shprehur se inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston, do të djegë edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare ne vitin 2025.

DEKLARATË PËR MEDIA E KOORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje!

Inceneratori qe nuk djeg mbeturina, sepse nuk ekziston do të djege edhe 13 milion euro të tjera nga taksat e qytetareve shqiptare në vitin 2025. Ky incenerator inekzistent do te gllabërojë plot 9% te buxhetit të sanksionuar për financimin e kontratave PPP.

Jo vetëm që këto kontrata kanë rezultuar korruptive, si sterilizimi , inceneratori e të tjera pafund, por qeveria ka në plan të rrisë vjedhjet me koncesion, pasi në projekt buxhetin e 2025 planifikohet nje rritje me 1.4 % të financimeve të ketyre kontratave korruptive. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk behet për shqiptaret, por për hajdutët strategjike dhe për vjedhesit sistematikë te arkës së shtetit dhe zgjedhjeve. Fakti që inceneratori i Tiranës bën sikur ekziston dhe SPAK bën sikur e heton, nderkohe që Tirana është nën plehra dhe Veliaj bën sikur pastron, tregon vetëm një gjë.

Që pas zhvatjes kanë kaluar në tallje. Që jane bërë të gjithë bashkë Qeveri, Bashki dhe Drejtësi kundër popullit, kundër secilit prej jush, kundër të ardhmes së vendit dhe femijëve të çdo shqiptareje e shqiptari.Shiheni Tiranën dhe rrugët, lumenjtë e kanalet në të gjithë vendin: janë të mbushur me plehra dhe ndotja është në nivelin e getove të Bombeit. E dimë se kush paguan taksë financiare dhe shëndetësore, siç dimë se ku shkojne këto miliona euro.

E dimë se taksa më të lartat në rajon për inceneratorin që nuk ekziston janë plan gjakftohtë i Edi Ramës dhe bandës së tij që të vjedhin për të mbajtur pushtetin. Me paratë që ju vjedhin paguajnë mediat e kapura, të njohura si mediat e inceneratorëve për të sulmuar zërat denoncues qofshin këta gazetarë apo politikanë të opozitës. Këta nuk janë qeveritarë, por pushtues dhe si të tillë duhen trajtuar. Duhen rrëzuar para se të jetë vonë. Duhet qeveri teknike asnjanëse që garanton zgjedhje të lira.

Duhet Komision parlamentar i së Vërtetës që identifikon lidhjet e pushtetit me krimin dhe i zhbën ato përmes një procesi publik. Duhet shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët. Duhet që Shqipëria të shpëtojë, njëherë e përgjithmonë, nga kthetrat e Aleancës se Qelbësirave.

Ftojmë të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, t’i bashkohen revoltës popullore, e cila po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Nesër në ora 11:00 vazhdon rezistenca qytetare tek Bashkia e Tiranës, aty ku gatuhet çdo ditë vjedhja e qytetit dhe qytetareve të Tiranës.

Pas

Hysaj publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet të gjejnë vota të diasporës për PS-në

Para

Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Para
Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Çlironi Palestinën”/ Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.