Kryetari i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku, sipas tij, autoritetet lokale të udhëhequra nga Erion Veliaj kanë vjedhur tezgat e tregtarëve. Balliu theksoi se jo vetëm që janë vjedhur tezgat, por edhe mallrat e tregtarëve, duke përfshirë një shumë prej 600 mijë lekësh që do të kthehen cent për cent në llogaritë e pronarëve të bizneseve, përndryshe ai paralajmëroi se do të ndërmerren masa të tjera ligjore.
“Së pari, kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë dhe më e rëndë është se këta njerëz, që e quajnë veten shtet, janë të gatshëm të konfiskojnë mallin dhe tezgën e një tregtari pa asnjë dokument zyrtar. Në cilin vend të botës ndodh kjo?” – tha Balliu, duke akuzuar autoritetet për shkelje të hapura të ligjit.
Ai përmendi një dokument të shpërndarë që kërkonte nga tregtarët që të paguanin taksat deri në datën 30, një kërkesë që tregtarët e kishin pranuar, por që nuk i pengoi ata të u grabisnin pasuritë. Balliu theksoi se ndërhyrja për të vjedhur mallrat e tyre erdhi edhe kur një tregtare kishte përfunduar pagesën e taksës për muajin e kaluar, përpara se autoritetet të ndërhynin dhe të merrnin mallin dhe tezgën.
Sipas tij, individi i përfshirë në këtë aksion është Fatjon Duli, për të cilin ai ka bërë akuza të forta. Balliu ka akuzuar Dulin për veprime të papranueshme, duke e lidhur me një të kaluar që ai e cilësoi të dyshimtë dhe të lidhur me manipulime elektorale, ndërsa e ka quajtur atë përgjegjës për vjedhjen e tregtarëve.
Kritikat e Balliut shkuan edhe më tej, duke akuzuar autoritetet se kërkojnë shtatë kritere për lejet e ndërtimit të tezgavë, ndërsa për ndërtimet pa leje në qytet, ato nuk aplikojnë asnjë lloj kontrolli.
“Ky është një krim ekologjik, një situatë katastrofale që po u shkakton qytetarëve, duke lejuar ndërtimin e paautorizuar dhe duke u vjedhur të drejtat e tyre ekonomike,” – tha Balliu, duke theksuar se ky është një problem që po preokupone qytetarët e Tiranës.
Balliu përfundoi duke kërkuar përgjegjësi dhe veprime konkrete për të ndaluar shkeljet dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe tregtarëve në kryeqytet.