10:42 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balliu: Patronazhistët e Ramës në Durrës po hakmerren ndaj aktivistëve të PD

13:33 | 12/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balliu: Patronazhistët e Ramës në Durrës po hakmerren ndaj aktivistëve të PD

Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat, ka akuzuar patronazhistë të Edi Ramës në Durrës se janë duke u hakmarrë ndaj aktivistëve të PD-së.

Balliu akuzoi Flamur Gjuzin, i deleguari i PS, ish-drejtor i Legalizimeve, me precedentë penalë dhe Drejtori i IMT për Bashkinë Durrës, Dorijan Mema si personat që po kërcënojnë pronën dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike.

Deklarata e Klevis Balliut:

Bandat e Bashkisë Durrës pa vendim prishjeje dhe pa pritur ankimimin në gjykatë të qytetarit i kanë prishur pronën dhe biznesin një familje në fshatin Romanat.

Me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. Synimi është i qartë: hakmarrje për një aktivist të opozitës dhe shpërblim të patronazhistëve të Rilindjes.

Në krye të fushatës shpronësuese janë vënë i deleguari i PS, Flamur Gjuzi, ish-drejtor i Legalizimeve, me precedentë penalë, dhe i denoncuar nga Partia Demokratike gjatë fushatës së fundit elektorale.

Bashkë me të edhe Drejtori i IMT për Bashkinë Durrës, Dorijan Mema, i kapur mbi 20 raste në shkelje nga Kontrolli i Larte i Shtetit, organ që ka marrë vendim për shkarkim nga detyra, por nuk është marrë parasysh nga Bashkia.

Në stilin e përhershëm të pabesisë bandat e Rilindjes e kanë prishur biznesin më datë 3 dhe e kanë sjellë vendimin e prishjes më datë 5, dy ditë më vonë në mënyrë që qytetari të mos kishte mundësi ankimimi.

Biznesi i z. Kapllani është një investim 30 vjeçar dhe mban me bukë 10 familje të fshatit Romanat.

Kjo është mënyra se si Rilindja hap fushatën elektorale, me prishje dhe denigrim të qytetarëve sidomos të atyre që nuk janë patronazhistë.

Partia Demokratike dënon çdo formë të intimidimit dhe prishjes së pronave të qytetarëve dhe do të ndihmojë çdo qytetar në procedurat ligjore.

Në i bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të shqyrtojnë rastin dhe të dënojnë sipas ligjit çdo shkelje.

Gjuzit dhe shërbëtorëve të tjerë të bandave të Rilindjes, në Durrës e kudo, u bëjmë me dije se emri i tyre figuron në Librin e Zi të zgjedhjeve të vitit 2023.

Një ditë, sado vonë, do të përgjigjen për çdo përfshirje në terror dhe manipulime zgjedhore.

Etiketa: Flamur Gjuzinklevis balliu
Pas

Dhunimi brutal i Sokol Mëngjesit, autorët ende në arrati! Drejtori i Policisë së Tiranës: Kërkimet për kapjen e tyre, në çdo territor të Shqipërisë

Para

BIRN: Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut

Para
BIRN: Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut

BIRN: Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.