Përmes një postimi në Facebook, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu shkruan se qytetarët po i përgjigjen thirrjes për protestë si kurrë më parë.Ai shton se Në çdo biznes që kanë shkelur ditën e sotme, revolta e qytetarëve ndaj pushtetit të korruptuar ishte e jashtëzakonshme.
Balliu: Qytetarët i përgjigjen thirrjes për protestë si kurrë më parë! Sot në takim me qytetarët në zonën e Freskut, me strukturat e Partisë Demokratike dega 14të. Në çdo biznes që shkelëm, revolta e qytetarëve ndaj pushtetit të korruptuar ishte e jashtëzakonshme.
Të rinjtë e të rejat që takuam, shprehin solidaritetin tyre të plotë për t’ju bashkuar protestës kombëtare të datës 8të në bulevard për te vënë para përgjegjësisë qeverinë e hajdutëve makut.