Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu teksa ka vizituar banorët dhe policët e lënduar në Spitalin e Traumës i bëri thirrje policisë së shtetit që të lirohen banorët e shoqëruar në komisariat.
Në një deklaratë për mediat Balliu u shpreh se për policët u ndje keq por për këto incidente duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri.
“Janë shoqëruar disa persona. Protestuesi që u arrestua këtu është djali i zonjës që është më rëndë në spital. E kanë me kaq nxitim të arrestojnë këta qytetarët se duan të marrin paratë. Janë një llum, nga një sistem i ngritur nga vetë Edi Rama. Janë disa qytetarët të dëmtuar janë edhe të tjerë të shoqëruar. U bëj thirrje Policisë së Shtetit të lirohen se nuk kanë bërë asgjë. Nëse nuk duan të përsëritet historia e Kadafit atëherë qeveria të hapë veshët mirë. Dua ti bëj thirrje ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të japë urdhrin dhe të lirojë protestuesit.
Për efektivët e plagosur, u ndjeva shumë keq që disa prej tyre janë dëmtuar për shkak se Edi Rama kërkon të vjedhë. Ata sot ishin plagosur për shkak të kapsollave. Për këto incidente duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri. Policët ishin në krye të detyrës dhe dhanë maksimumin e tyre. Të gjthë protestuesit u munduan të mos përplaseshin me policinë. Kohës së Ramës po i vjen fundi“- tha Balliu.
(M.Q/Faxweb.al)