Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi nuk do të vrapojë në iniciativën “Ballkani i Hapur’.
Abazoviç thotë se Mali i Zi është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë më kryeministrat e vendeve të rajonit, për të diskutuar rreth idesë për Ballkanin e Hapur.
“Na nuk kemi pru vendim në qeveri, Mali i Zi me siguri nuk ka me vrapu në Ballkanin e Hapur, por Mali i Zi ka me qenë i gatshëm me u ul me kryeministrat tjerë, me pa cka është ideja, aty tregohet se mundet me ardh deri në një interes i përbashkët që i konvenon Malit të Zi, me theksim se ne nuk dojmë diçka me zëvendësu integrimin evropian.
Nëse ne e shohim atë në një mënyrë për një komunikim më të rregullt me të tjerët, atëherë është në rregull”, tha Abazoviç në Klan Kosova.