Skuadra e Ballkanit ka marrë një rezultat fantastik ditën e sotme në Conference League.
Ekipi i Ilir Dajës mundi 2- 0 Dinamo Zagrebin në sfidën e luajtur në Prishtinë. Heronjtë e ekipit nga Suhareka ishin Kryeziu që shënoi në minutën e 44′ dhe Hamidi që dyfishoi shifrat në minutën e 83′.
Me këtë fitore të pastër, Ballkani renditet e dyta në grupin C dhe rrit shanset për një kalim më tej në fazën me eleminim direkt.