Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informoi sot se 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet sot nga parqet fotovoltaike.
Në një videomesazh nga Parku fotovoltaik në Karavasta, inauguruar dje me pjesëmarrjen e autoriteteve dhe përfaqësuesve të lartë të kompanisë, Balluku theksoi se, “ky është një investim i realizuar nga kompania ekselente franzece “Voltalia”.
Ajo e cilësoi këtë projekt një hap të rëndësishëm, në diversifikimin e energjisë, kur në vitin 2013 kjo shifër ishte 0.
Balluku vuri në dukje se, Parku diellor i Karavastasë, më i madhi në Ballkan, dhe një sërë nuklash të tjera energjetike në të gjithë vendin kanë rritur kapacitetet prodhuese.
“Brenda vitit 2030 synojmë që 30% e energjisë në vend të prodhohet nga parqet diellore. Përmes diversifikimit të burimeve, rrisim kapacitetet. Shqipëria do të kthehet në eksportuese të energjisë”, deklaroi Balluku.