14:48 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku firmos marrëveshjen për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë: Hapi i parë i Korridorit VIII drejt integrimit europian

14:19 | 08/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku firmos marrëveshjen për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë: Hapi i parë i Korridorit VIII drejt integrimit europian

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkroi sot marrëveshjen për financimin e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, në prani të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas, dhe Kryeministrit Edi Rama. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e transportit hekurudhor në Shqipëri dhe afrimin e vendit më tepër me Bashkimin Europian. Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e infrastrukturës dhe përforcimin e lidhjeve rajonale.

“Sot gjatë vizitës në Shqipëri të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian Kaja Kallas dhe në prani të Kryeministrit Edi Rama, nënshkruam sëbashku me Bankën Europiane për Investim marrëveshjen për hapin e parë të hekurudhës së Korridorit të VIII, një marrëveshje e cila i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurdhor. Durrës-Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim i cili do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e VIII, siç është autostrada apo edhe autostrada energjetike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishëm për Bashkimin Europian, duke qenë se i ofron eficiencë financiare çdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambientin.
Duhet thënë gjithashtu që tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë -Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2025 ne nisim ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Po ashtu duhet patur parasysh që parashikohet që këto punime të Vorë-Hani i Hotit të përfundojnë në vitin 2029.
Në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë. Gjithashtu duhet patur parasysh që brenda këtij viti do të kemi mundësi që të kemi një projekt të plotë pikërisht për marrëveshjen që u firmos sot Durrës – Rrogozhinë, e cila parashikohet të dorëzohet si vepër në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë – Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029.
Të gjitha këto risi, të gjitha këto projekte strategjike kombëtare dhe rajonale e përafrojnë Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrrës së saj të Bashkimit Europian. Gjej rastin të falenderoj Bashkimin Europian, sigurisht delegacionin e Bashkimit Europian këtu në Tiranë, për të gjithë mbështetjen, bashkëpunimin dhe të gjitha hapat që kemi hedhur sëbashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sot marrim angazhimin për të vijuar me projekte të tjera që na presin dhe padyshim për të përafruar akoma më shumë ëndrrën shqiptare drejt Bashkimin Europian.”, tha Balluku

Pas

Rama takim me bizneset e transportit në Portin e Durrësit: Skaneri ka ulur kontrabandën, ndërtojmë shkollë profesionale

Para

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

Para
Kallas: Viti 2030, objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

 



Të Fundit

Hasani në Athinë takim me homologun grek: Dialog konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

EMRI – La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Vrasja e Artan Cukut! Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Levin

Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut, nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda

Britania përgatitet për luftë, raporti: Londra do pajiset me 12 nëndetëse luftarake

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.