00:23 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku inspekton nisjen e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës: Synojmë të përfundojë përpara afatit

14:42 | 04/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Qyteti i Shkodrës do të ketë në hyrje dinjitoze. Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës, Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut në të gjithë gjatësinë e saj prej afro 1.6 kilometrash.

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut mbi lumin Drin është vepra më e rëndësishme e këtij projekti. Ura e re do të shërbejë për akomodimin e trafikut për mjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë për trafikun që lëviz në drejtim të Shkodrës.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nisjen e punimeve në këtë kantier, ndër më të rëndësishmet sa i takon infrastrukturës në zonën e veriut të vendit.

Projekti parashikon edhe plotësimin e segmentit me elementët urbanë, si dhe hapësirat e nevojshme për lëvizjen e qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo ndërhyrje do të rrisë vlerën e të gjithë zonës.

“Pavarësisht se janë infrastrukturë kombëtare rrugore futen në zona të banuara duke bërë kështu të nevojshëm që të jetë edhe pjesë të tjera që janë të ndërlidhura me pjesët e mobilimit urban, që ka të bëjë me trotuaret, ndriçimin dhe gjelbërimin”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja tha se janë marrë parasysh dhe kërkesat e ardhura nga bashkia e Shkodrës për këtë projekt, i cili synohet të përfundojë plotësisht përpara afatit të parashikuar për të lehtësuar trafikun në hyrje-dalje të qytetit.

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli sqaroi se rruga e ndërtuar do të jetë e kategorisë D, gjithashtu do të ketë edhe trotuare për secilin drejtim lëvizjeje.

Pas

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Para

Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

Para
Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.