00:47 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës: Do të jemi gati në afatin e premtuar

15:27 | 19/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës: Do të jemi gati në afatin e premtuar

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ku ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt. Po punohet me ritme të shpejta, ku krahas ndërtimit të pistës së aeroportit, punohet paralelisht edhe për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës aeroportuale që janë pjesë e projektit.

Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Drejtori Ethemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza.

“Aeroporti në vetvete është planizuar që të zhvillohet në tre faza. Kjo është faza e parë e zhvillimit, i cili do të shoqërohet pastaj, në bazë të numrit të pasagjerëve, në fazat e tjera. Kjo që shihet shoqërohet edhe me një proces koordinimi mes palëve. Aktualisht drejtoria e Aviacionit Civil, aeroporti, Dogana dhe Policia kanë filluar punën për përcaktimin e kërkesave, vendeve ku do alokohen me qëllim llogaritjen e stafit të nevojshëm. Punimet po ecin shumë mirë”, tha Ethemaj.

Punimet fizike parashikohet që të përfundojnë në fund të këtij viti për ti lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e rajonit.

“Fazat janë të definuara, se çfarë do të ndodhë në secilën fazë, pasi një njësi kaq e madhe e aviacionit civil, ku ka disa komponentë brenda, nuk ndërtohet e gjitha që në fazën e parë. Ashtu siç është edhe e planizuar në studimin e fizibilitetit ka disa faza për të avancuar me të gjithë procesin e ndërtimit të aeroportit deri në realizimin final të të gjithë volumeve të punës që ky aeroport do të ketë. Për këtë arsye edhe ne jemi të përgatitur sipas një kalendari dhe fazave që do të hedhim një nga një, por për fazën e parë, e cila do të jetë faza e hapjes të operimeve dhe e nisjes së disa nga sektorëve, ne jemi plotësisht gati”, u shpreh Balluku.

Aeroporti do të zhvillohet në tre sektorë, aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila deri më tani i mungon Shqipërisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vendosi theksin tek respektimi i afateve duke sjellë në vëmendje edhe faktin se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për finalizimin e të gjithë procesit.

“Kemi me të vërtetë në radhët tona ekspertë të mirë të fushës, të cilët e njohin tashmë procesin. Kemi bërë një test me procesin e aeroportit të Kukësit dhe ja kemi dalë në afate dhe në kohë, kështu që tashmë edhe skuadrat tona janë skuadra me eksperiencë, me kontakte shumë të mira me partnerët ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër kanë kaluar dhe një test të fuqishëm që ka qenë ai i certifikimit të Kukësit. Kështu që tashmë le të themi kjo nuk është një provë, ky është një sukses i garantuar, mjafton që ne ti qëndrojmë afateve, ndaj insistoj tek pjesa e afateve”, nënvizoi Balluku.

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.

Pas

Spiropali: Qeveria çon në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës

Para

Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Para
Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Nis debati gjyqësor për reduktimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.