12:04 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e rrugës së Plugut në Lushnje: I shërben fermerëve dhe urbanizimit të zonës

11:41 | 23/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e rrugës së Plugut në Lushnje: I shërben fermerëve dhe urbanizimit të zonës

Në bashkinë e Lushnjes, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një rrugë me gjatësi rreth 3 kilometra e cila po i nënshtrohet një rehabilitim të plotë, e që do të plotësohet edhe me elementët urbanë.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe inxhinierë të FSHZH, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 25% e tyre.

“Ne me Fondin Shqiptar kemi nënshkruar edhe një kontratë dhe pas asfaltimit do të vazhdojmë edhe me trotuarin në pjesën e majtë të rrugës, me gjatësi 1.1 kilometra që do të shkojë deri në qendër të fshatit Plug, duke i dhënë një urbanizim zonës, ashtu siç e meriton”, bëri të ditur Sefa.

Kontrata parashikon që punimet të përfundojnë në shtator të këtij viti, duke ju shërbyer kështu të gjithë banorëve të zonës, e veçanërisht fermerëve. “Këtu rrugët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kryesor për lidhjen jo vetëm midis njësive administrative, por edhe parcelave në të cilat punohet. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë lëvizjen e mallrave bujqësore që ne e dimë që janë ato oraret e pasdites që fillojnë grumbulluesit dhe fermerët shkojnë drejt tyre dhe është e nevojshme që ti krijohet e gjithë infrastruktura e duhur”, tha Balluku.
Plotësimi i projektit me elementët urbanë, trotuarë dhe ndriçim, i përgjigjet kërkesës së banorëve, por edhe urbanizimit të zonës.
“Nuk ndërtojmë vetëm infrastrukturë rrugore, por kjo infrastrukturë rrugore vjen e kompletuar edhe me mobilimin urban, siç janë pjesa e trotuarëve, pjesa e gjelbërimit, pjesa e ndriçimit që është shumë e rëndësishme në zonë. Është një nga kërkesat që ne e kemi herë pas here. Edhe pjesa e ndriçimit vazhdon që të jetë një kërkesë shumë e rëndësishme që duhet t’ia ofrojmë banorëve”, u shpreh Balluku.

Etiketa: balluku
Pas

Berisha: Rama flet me gjuhën e të fortit, fushata elektorale me tallava dhe banalitete!

Para

Vrau fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë, dërgohet në gjyq Isuf Hasa

Para
Vrau fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë, dërgohet në gjyq Isuf Hasa

Vrau fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë, dërgohet në gjyq Isuf Hasa

 



Të Fundit

Pas presidentit amerikan/ Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran, kancelari gjerman: I bëj thirrje të dy palëve të përmbahen

Popullsia e Shqipërisë vijon tkurrjen, INSTAT: Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.