Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtuar investimet në zonat me potencial zhvillimin e turizmit, duke garantuar furnizim të sigurt me energji elektrike.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se projektet në zbatim për 2024 nisin nga Velipoja me nënstacionin e ri dhe vijojnë deri në Ksamil me rrjetin e fuqizuar 20 kV.
Sipas Ballukut, po investohet në 4 nënstacione 110, 35 dhe 29 kV si dhe po vendosen 11 fidera të rinj 20 kV.
Po ashtu, bëri të ditur ajo po investohet në ndërtimin e 146 kabinave të reja tip box. “Falë këtyre investimeve përfitojnë 73 500 banorë dhe njësi biznesi në zonat turistike”, tha Balluku.