12:22 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku-opozitës: Jeni tallur me pensionistët ndër vite, nuk mund të flisni si shpresa e së ardhmes

13:43 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku-opozitës: Jeni tallur me pensionistët ndër vite, nuk mund të flisni si shpresa e së ardhmes

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se opozita po përdor foltoren e Kuvendit për narrativë politike dhe se për 8 vite që ishte në qeverisje, nuk ndryshoi skemën e pensioneve, duke i lënë ata me gjysmë pensioni.

Balluku iu përgjigj akuzave të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili akuzoi qeverinë për mosmbështetje të pensionistëve, ndërsa përmes 2 amendamenteve të paraqitura në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2025, kërkoi fonde shtesë drejt skemës së kontributeve shoqërore që të sigurohet rritje deri në 20 % dhe vendosjen e minimumit jetik prej 200 mijë lekësh.

Sipas tij, qeveria ka parashikuar indeksim me 1-1,5 % për pensionistët vitin që vjen. Ai theksoi se çmimet e mallrave të shportës janë rritur me 36 %. Në përgjigje të këtij qëndrimi Balluku tha se deklaratat e opozitës janë narrativë politike për tu dukur simpatikë para liderit të tyre.

“Shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe një targetgrup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash dhe përdoret për narrative politike. E keni pasur në dorën tuaj për të ndryshuar skemën e pensioneve”, tha Balluku.

Sipas saj, për këtë flet diferenca midis pensioneve para dhe pas marsit të 2024-ës.

“Skema juaj fantastike i ka lënë ata me gjysmë pensionesh.
Referohuni fakteve të vërteta. Shikojini pensionet e dy mësuesve, një të para marsit të 2014-ës dhe pas reformës së PS-së në mars 2014. Kjo i thotë të gjitha. Ajo që i thotë të gjitha është vota që pensionistët i japin Partisë Socialiste”, deklaroi Balluku.

Balluku theksoi se nëse PS i mban premtimet, duket nga mbështetja që ka.

“Nëse bëjmë gjithçka që themi, kjo duket nga votat që marrim. Nëse ju jeni tallur me pensionistët ndër vite dhe vazhdoni ta bëni edhe tani, ky është akti më i çuditshëm politik që mund të bëjë një forcë. Ne jemi PS që kemi bërë reformat shtetformuese, duke nisur nga ajo e pensioneve. Ne jemi ata që bëmë gjithçka në këtë vit për të vendosur një fond të qenësishëm mbi 100 milionë euro për të mbuluar këtë bonus, që nuk është bonus që jepnit ju duke shitur hotel “Dajtin”. A e mbani mend se si e jepnit ju bonusin e “gjelit të detit”. Ju keni shitur me artificë financiare hotel “Dajtin” që të nxirrnit lekët e bonusit të “gjelit të detit”‘, deklaroi ajo.

Balluku i kujtoi opozitës se nuk mund të flasë si një forcë e re politike.

“Kështu që kur të dilni këtu edhe të flisni, nuk mund të flisni sikur të jeni një forcë e re, shpresa e ardhmes, sikur ka zbritur në tokë i dërguari për të rregulluar problemet e këtij vendi. Erdhi Edi Rama dhe PS dhe e bëri këtë. Ju jeni ata që shisnit hotele për të paguar bonusin, ne jemi ata që kemi vendosur 100 milionë nga buxheti i shtetit”, shtoi ajo.

Balluku theksoi se Partia Socialiste është duke drejtuar vendin pasi ka marrë votat për këtë gjë. Ajo siguroi se çmimi i energjisë nuk do të rritet, teksa risolli në vëmendje kohën kur vendi drejtohej nga PD dhe qytetarët jetonin në errësirë në mes të kryeqytetit.

“Çmimi i energjisë, as nuk është rritur, as nuk do të rritet madje do të ulet. Dikur njerëzit nuk kishin energji dhe e paguanin, ndërkohë që sot ka energji në çdo cep të Shqipërisë edhe kur ka kushte të këqija të motit, mundohemi ta zgjidhim në disa minuta dhe qytetarët paguajnë atë që konsumojnë. Jetonim në mes të Tiranës në errësirë. Kush jemi ne dhe kush jeni ju, nuk ka nevojë ta sqarojmë në këtë sallë, sepse këtë e sqaron me 11 maj vota e shqiptarëve. Jemi këtu për të udhëhequr këtë vend sepse kemi marrë votën e popullit shqiptar”, u shpreh Balluku.

Kuvendi rrëzoi me shumicë votash të dy amendamentet e paraqitura nga Bardhi.

Etiketa: belinda ballukupensionistet
Pas

Buxheti 2025/ Ministri Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Para

Paralajmërimet për ulje pagash, mbi 100 mijë punëtorë të Volsvagen në protestë në Gjermani

Para
Paralajmërimet për ulje pagash, mbi 100 mijë punëtorë të Volsvagen në protestë në Gjermani

Paralajmërimet për ulje pagash, mbi 100 mijë punëtorë të Volsvagen në protestë në Gjermani

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë

Pas plot 8 vitesh, Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina Jolie

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.