Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka folur mbi situatën e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike, pas hartimit të listave të kandidatëve për deputetë. Në “Studio e hapur” Topi tha se nga PD u larguan figura me rëndësi historike që nga themelimi i saj.
“Po të isha në pozicionin e Bashës nuk do t’i bija me shpatë Partisë Demokratike, nuk është në shpatullat e Bashës kjo gjë, tani Berisha nuk flet”-u shpreh Topi.
Sipas kreut të FRD, listat e kandidatëve janë hartuar në marrëveshje me Berishën.
“Figura historike të PD nuk janë më. Jozefina Topalli ka qenë edhe kryetare e Kuvendit. Figura të rëndësishme janë larguar edhe nga PS, psh Ben Blushi. Ndodhi e njëjta simptomologji në PS dhe PD ku iu dha mundësi liderit që të ishte i plotfuqishëm, për të vepruar siç po veprojnë. Pra kanë votuar vetë si në PD e në PS emra ta caktuar, për këtë situatë ku ndodhen sot. Dhe sot po godite lidershipin ndëshkohesh. Mua nuk më bën surprizë më asgjë në PD. Brenda tyre ka ende hipokrizi. Duket sikur e kanë me Bashën dhe falënderojnë Berishën. Por jam i bindur se çdo gjë është bërë në marrëveshje me Berishën. Edhe zonja Topalli e di shumë mirë. Ka qenë edhe vetë pjesë e këtyre skemave. Basha është një pupac në dorën e Berishës. Nuk dua të ofendoj njeri por…”, u shpreh Bamir Topi.
(M.D/Shuplaka)