Kreu i Partisë Fryma e re Demokratike Bamir Topi, ka mbajtur sot fjalimin mbyllës së fushatës elektorale, ai i është shprehur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Topi ka thënë se nuk i takon një kryeministri të thotë mos i votoni partitë e vogla.
E kam me kryministrin sot se një kyetari të mazhorancës nuk i takon kurrë të thotë mos votoni për partitë e vogla, nuk ka të drejtë të thotë mos i votoni partitë e vogla.
Kush i mat se është parti e madhe apo parti e vogël ?
Ne e mbështesim reformën në drejtësi por jo korupsionin , se është korupsioni në politikë që ka prodhuar korupsionin ne drejtësi .
Nuk është pushteti ai që jep garanci, shteti do japi garanci për ne. Kemi thënë që në parlament të këtë jo më shumë se 80 njerëz, edhe 80 ishin shumë. Gati 60-70 njerëz nuk folur asnjëherë”, përfundoi Topi. (S.SH/sShuplaka)