Kanë dalë përpara Gjykatës në Gjermani 4 shqiptarët që u kapën me 1.7 ton kokainë, në muajin Shkurt të vitit të kaluar. Bashkë me ta ishte dhe një shtetas gjerman, Alberto Kochsiek.
Emiljan H. (38) Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario Lame (22) dhe Alberto Kochsiek. (40), dolën në gjyq, ndërsa cilësohen ndryshe dhe si banda e bananeve, për shkak se shjpërndanin kokainën që mbërrinte nga Ekuadori për në Gjermani me kuti babanesh.
Vetëm një prej të dyshuarve i ka pranuar akuzat, ndërsa pjesë tjetër jo.
Si funksiononte grupi:
Kokaina fshihej në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Grupi kriminal bazën e kishte në Hamburg. Trafikantët hynin më pas në depot ku ruheshin bananet dhe merrnin kokainën, deri më 320 kg për çdo rast.
Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria. Ata udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia.
Grupi kontrollohej dhe drejtohej nga Hamburgu nga Dario Lame, i cili kishte marrë një banesë me qira nga ku drejtonte aktivitetin. Pas zbulimit nga policia në bazë u gjetën shënimet e dorëzimit dhe dokumentet e tjera mbi dërgesat e bananeve. Hetuesit e doganave dhe të policisë gjithashtu po shqyrtojnë nëse banda kishte lidhje me kompanitë e logjistikës.
Ndërkohë që shqiptari tjetër Klajdi D. 25-vjeç kishte rol vendimtar, pasi kishte detyrë organizimin për marrjen e kokainës nga depot ku ndodheshin bananet në Bavari. Udhëheqës i grupit mendohet se ka qenë Alberto Kochsiek. Grupi hetimor ka përgjuar edhe biseda nga takimet e anëtarëve të bandës në një kafene të Hamburgut.
(E.K/FAXWEB.AL)