20:18 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Banda e Ersekës” 5 të akuzuar dënohen me 22 vite burg për kultivim droge

12:20 | 18/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Banda e Ersekës” 5 të akuzuar dënohen me 22 vite burg për kultivim droge

Gjykata e Korçës ka dënuar me 22 vite burg në total 5 të akuzuarit për kultivim narkotikësh ose të njohur ndryshe si “Banda e Ersekës”.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se “për çështjen me 5 të pandehur, te referuar prej jush si “Banda e Ersekës” ju informoj se sot u shpall vendimi i gjykatës dhe të 5 të pandehurit u gjendën fajtore për konsumimin e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” të kryer në bashkëpunim. Sugjeroj përdorimin e termit ‘grup’ në vend të ‘bandës’, sepse ka tjetër kuptim juridik dhe në këtë rast jemi në formën e thjeshtë të bashkëpunimit”.

Në pretendimet përfundimtare të mbrojtësve u vu theksi tek rrethanat lehtësuese të të pandehurve (gjendja ekonomike, shëndetësore, familjare etj) dhe nga disa prej mbrojtësve u kërkua ndryshim i cilësimit juridik të veprës nga “Kultivim i bimëve narkotike” në “Moskallëzim krimi” (duke pretenduar që fillimisht klientëve të tyre u është thënë se do punonin me bimë medicinale dhe kanë qenë në kushtet e varfërisë ekstreme), por gjykata mbështetur në prova e në ligj dhe tej çdo dyshimi të arsyeshëm arriti në përfundimin se 5 të bashkëpandehurit kanë konsumuar veprën e parë, atë të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

EMRAT E PERSONAVE:

-EDMOND GJATA – prokurori kerkoi denimin me 8 vjet burgim – gjykata e denoi me 8 vjet-1/3 = 5 vjet e 4 muaj burgim;

-ASLLAN ZYBA – prokurori 8 vjet burgim – gjykata 7 vjet-1/3 = 4 vjet e 8 muaj burgim;

-ARDIAN DAUTI – prokurori 7 vjet burgim – gjykata 6 vjet-1/3 = 4 vjet burgim

-ADRIATIK BEGAJ -prokurori 6 vjet burgim – gjykata 5 vjet-1/3 = 3 vjet e 4 muaj burgim;

-HASAN HYKA – prokurori 8 vjet burgim – gjykata 7 vjet-1/3 = 4 vjet e 8 muaj burgim.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: denimetGjykata e Korceskultivimi i kanabisit
Pas

Senatori italian te çadra e opozitës: T’i jepet fund arrogancës së kësaj qeverie

Para

‘’Të mos dekretohet Xhafaj’’, PS ka një mesazh për Nishanin: Mos e ndiq Bashën në këtë…

Para
Spiropali: Shqipëria do bëhet, çadra e opozitës ogurzezë, refuzon konkurrencën

‘’Të mos dekretohet Xhafaj’’, PS ka një mesazh për Nishanin: Mos e ndiq Bashën në këtë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.