19:07 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banda e Shullazit kërkoi dorëheqjen e tij, kush është gjyqtari që ‘lutej’ ta shkarkonte Vettingu

13:27 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banda e Shullazit kërkoi dorëheqjen e tij, kush është gjyqtari që ‘lutej’ ta shkarkonte Vettingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi në mesditë gjyqtarin Arben Vrioni, i cili ishte nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve. Ai është një nga gjyqtarët, për të cilët anëtarët e grupit të Shullazit kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa në një investigim që Gazeta Si kreu mbi historikun e gjykimit të Shullazit, zbuloi se Vrioni ishte goditur me automjet nga vëllai i Gilmando Danit. Pikërisht, për këtë shkak gjyqtarit të Apelit Durrës, Vrionit, i është vendosur mbrojtje. Por, anëtarët e grupit gjatë gjykimit kanë kërkuar largim edhe të këtij gjyqtari, i cili sipas shortit u caktua verën e 2018.

Procesi ndaj Shullazit vazhdon i bllokuar dhe nuk është mbajtur asnjë seancë në shkallën e dytë. Tashmë pas shkarkimit, Gjykata e Apelit do i kërkojë sërish plotësim trupe. E gjitha kjo do të thotë që sërish seanca ndaj Shullazit do të shtyhet derisa KLGJ të gjejë një tjetër gjyqtar Apeli në rrethe. Por grupi kërkon edhe largimin edhe të gjyqtarëve të tjerë në kohën kur avokatët e caktuar kryesisht nuk pranojnë të marrin pjesë në përfaqësim. Gjatë javës ishte avokatja Erida Brahimasi, e cila refuzoi për herë të tretë mbrojtjen kësaj radhe me argumentin “se çështja ishte e komplikuar dhe ajo nuk kishte përgatitjen e duhur”.

Vrioni pas këtij vendimi, me shumë gjasë do jetë një nga gjyqtarët më të lumtur për një vendim shkarkimi, pasi siç tregojnë njerëz që e njohin, sapo i ka rënë shorti për çështjen në fjalë ai është shfaqur mjaft i shqetësuar.

Më herët, Mishel Lakomy reagoi duke pohuar mbështetjen ndaj çdo gjyqtari kurajoz. Ky reagim erdhi pas kërcënimit të bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, e cila nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Shullazi”.

Por, për drejtësinë shqiptare nuk është hera e parë që gjendet në pamundësi për të dënuar apo për të dhënë vendim për të dyshuar të krimit. Njësoj veproi edhe Dritan Dajti, që për vite me radhë ose gjyqtarët jepnin dorëheqje ose nuk gjendeshin avokatë që ta mbronin. Në fund, Dajti pas bllokimit të gjyqit në Apelin e Krimeve të Rënda e fitoi bastin me drejtësinë, pasi ai përfitoi gjykim të shkurtuar, thënë ndryshe zbritje të dënimit të përjetshëm dhe dënimin me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së katër oficerëve.Gazeta Si

Etiketa: arben vrioni
Pas

Kriza në Kushtetuese, Ilir Meta pret në takim Besnik Muçin

Para

FOTO/ Gruaja me “Audi A4” fluturon jashtë rruge në Lushnjë, ishte në makinë me…

Para
FOTO/ Gruaja me “Audi A4” fluturon jashtë rruge në Lushnjë, ishte në makinë me…

FOTO/ Gruaja me “Audi A4” fluturon jashtë rruge në Lushnjë, ishte në makinë me…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.