04:48 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Banda e Suel Çelës, lidhje të forta në Amerikën Latine”/ Si vinte droga e fshehur në produkte të ligjshme dhe shpërndahej në Europë! Zbardhet skema e pastrimit të parave

12:59 | 26/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Banda e Suel Çelës, lidhje të forta në Amerikën Latine”/ Si vinte droga e fshehur në produkte të ligjshme dhe shpërndahej në Europë! Zbardhet skema e pastrimit të parave

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje të reja nga operacioni i ndërmarrë dje në Elbasan me goditjen e grupit të Suel Çelës.

SPAK ka zbuluar se grupi financohej nga paratë e përfituara nga trafiku i drogës.

Një njoftim theksohet se ky grup kishte lidhje të forta me grupe kriminale në Amerikën Latine, nga ku nisej edhe ngarkesa e lëndës narkotike e cila më pas transportohej drejt Europës.

“Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës”, shprehet SPAK.

 

 

Nga hetimet ka rezultuar se ky grup i “investonte” paratë në blerjen e më shumë sasi droge, në korruptimin e sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit si dhe në blerjen e bizneseve të cilat në dukje ishin të rregullta por që shërbimin për pastrimin e parave.

“Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
a. Në blerjen e lëndës narkotike
b. Në gjendje cash-i në Shqipëri
c. Në biznese në dukje të rregullt
d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit
Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano)”, njofton Prokuroria e Posaçme.

Etiketa: SPAKsuel cela
Pas

Zbardhet atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, porosinë e dha Suel Çela, dyshohet se ka qëlluar Prekë Kodra

Para

E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Para
E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.