Një trafik i lulëzuar droge e prostitucioni fshihej pas një shoqate humanitare vullnetare në Itali.
Këtë e kanë zbuluar karabinierët e Torinos, që mëngjesin e sotëm kanë ekzekutuar urdhrat e arrestit për 8 të dyshuar, mes tyre pesë shqiptarë, një maroken si dhe dy të tjerë italianë.
Në të njëjtin hetim ishin arrestuar më parë 5 persona.
Nga opoeracioni janë sekuestruar 3 kg marijuanë, një pistoletë gjysmë automatike si dhe 41 mijë euro .
Grupi kriminal drejtonte një aktivitet të madh trafiku kokaine dhe marijuane dhe shfrytëzonte 7 vajza, 3 prej të cilave italiane, ndërsa pjesa tjetër nga vendet e lindjes, të cilave iu bëhej një tur edhe në qytete të tjera italiane për të kënaqur kërkesat e klientëve më kërkues, në Leçe, Milano, Genova dhe Romë.
Nga hetimet, rezultoi se kapoja i bandës, drejtonte trafikun edhe pse gjendej në arrest shtëpie në selinë e shoqatës vullnetare.
Hetimet provuan se rolet brenda organizatës ishin të mirëpërcaktuara, shenjë që aktiviteti vazhdonte prej kohësh. (M.D/ Shuplaka)