Shkodra u terrorizua mbrëmjen e djeshme për shkak të një përplasje që ndodhi në zonën e Pedonales, por më shumë sesa kjo shefin e krimeve në qytet e ka shoqëruar prania e gazetarëve dhe e kameramanëve.
Ai dëgjohet t’iu thojë atyre që të zhduken prej aty, në një gjuhë që do ta kishin zili edhe vetë personazhet e botës së krimit, ndërsa ata ishin duke raportuar në lidhje me ngjarjen.
“Mu zhdukni prej këtu, ec, mu zhdukni të gjithë”,dëgjohet që të thojë shefi i krimeve, ndërkohë që për ngjarjen e rëndë ku mbeti e plagosur dhe një kalimtare e rastit, nuk ka asnjë person të shoqëruar.
Pak orë më vonë, po në Shkodër dy shpërthime të njëpasnjshme me tritol ndodhën në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arraj, duke rikthyer edhe njëherë makthi e krimeve të rënda në qytetin verilindor.
As për këtë ngjarje policia e Shkodrës nuk ka shoqëruar asnjë person.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
Discussion about this post