Situata e krimit në Elbasan prej disa kohësh është kthyer mjaft shqetësuese. Palët flasin për dy banda, ndërsa ende nuk ka ende ‘’peshq” të mëdhenj të vënë përpara drejtësisë. Pavarësisht se situata është mjaft e nderë nga ana e qeverisë nuk ka një reagim në lidhje me këtë.
Për deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu se raporti mes dy bandave në Elbasan është një histori që është vështirë të menaxhohet.
Në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, ai tha se aty nuk kemi të bëjë me ligje shteti, por me ligjet që i nxjerrin vetë dy palët.
“Elbasani ka problematikë shumë të vështirë për momentin në raporti mes dy bandave, është një histori që nuk është e lehtë për tu menaxhuar pasi nuk ka të bëjë me ligje shteti, por ka të bëjë me ligje që i nxjerrin dy palët dhe një përplasje që nuk njeh barriera. Dhe policia nuk mund të rrijë roje tek secili person se kur i teket njerit të vritet apo tjetrit.
Policia rast pas rasti policia i ka goditur. Po ju them që po vlerësohet në mënyrën më serioze të mundshme situata në Elbasan dhe unë mendoj se asaj do ti jepet zgjidhje shumë shpejt. Por nëse mendoni se në Elbasan me ndërhyrjen e policisë apo reprezaljen do të shkojë kriminaliteti zero në përplasje mes bandave as atje ska për të shkuar.” – tha Ndreu.
(E.K/SHUPLAKA)