Ngjarjet në Elbasan në lidhje me bandat janë ato që kanë tronditur kohët e fundit opoionin publik. Vetë gazetarit Blendi Fevziu ka deklaruar se gjatë emisionit të parë për këtë çështje nga 7 gazetarë që ftoi në emisionin “Opinion” për të folur vetëm dy i erdhën.
Fevziu shpehet se 5 gazetarët e tjerë i thanë se nuk vinin pasi kishin frikë të flisnin këtë ngjarje.
“Që të jem i sinqertë unë e kam thënë gjithmonë, presione nga banda apo nga grupe kriminale nuk kemi pasur. Unë nuk kam pasur gjatë gjithë viteve të punës. A ekziston si presion i përgjithshëm? Ekziton një psikozë e përgjithshme.
Në emisionin e parë fare unë nuk e dija ca ishte çështja e Elbasnanit, po jua them me sinqeritet. Nga 7 gazetarë që ne kontaktuam, 2 gazetarë erdhën. Njëri jashtë aktulitetit për momentin dhe Klodiana Lala nga “Gazeta Shqiptare”. 5 të tjerët na thanë nuk vijmë sepse kemi frikë dhe ky ishte problemi i parë. Në emisionin e dytë erdhi Artan Hoxha, foli Andi Bushati, Mustafa Nano dhe këta u dhanë në kurojo që të flisnin dhe të tjerët. Ajo që jep mbështejtje duhet të ketë opozita, reagimet opozitare që edhe gazetarët mos të ndihen vetë”, u shpreh Fevziu në “Fakt” të Çim Pekës.
Fevziu e vë theksin te puna e opozitës, kryesisht te PD-ja ku theksoi se vetëm 4 ditë më pas kreu i saj Lulzim Basha reagoi për videon në Elbasan. një reagim shumë i vonë sipas tij. (J.V/Shuplaka)