Atentatet, varasjet dhe aktet e rënda kanë qenë kryefjala e ditës në media kohet e fundit për shkak të numrit të lartë të tyre shumica e të cilave nuk janë zbadhur ende.
Ndërkohë është për t’u theksuar se prej rreth nëntë muajsh ministrinë e Punëve të Brendshme e drejton Sandër Lleshaj i cili për të marrë këtë post u bë një ‘luftë’ e ashpër midis kryeminisatrit Rama dhe Presidentit Meta.
Por, në këto nëntë muaj nga marrja e detyrës nga Sandër Lleshaj, aktet e rënda kriminale kanë tronditur vendin nga të cilat disa kanë bërë bujë duke mbetur kështu në kujtesën e të gjithëve.
Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit si dhe u plagos shoku i tij Genci Caca i cili ndërroi jetë më pas në spital. Makina e përdorur nga autorët e krimit u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit.
Edison Harizaj është hetuar nga policia dhe Prokuroria e Vlorës për disa ngjarje të rënda në këtë qytet përfshirë edhe zhdukjen e Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti.
Sipas hetuesve Edison Harizaj e kishte parandjerë që po ndiqej nga vrasësit. Gjithashtu është zbuluar dhe vendi ku “faqedjeguri” dhe shoku i tij darkuan para se të udhëtonin në drejtim të Vlorës.
Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Edhe autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.
Një tjetër ekzekutim i bujshëm ishte ai i Fatos Ferracakut në Shkodër. Më tej ngjarja e rëndë e 29 dhetorit në Elbasan, ku në një atentat mafioz humbën jetën tre persona.
Sipas asaj çfarë hetuesit kanë konstatuar nga kamerat, vrasësi i Fatos Ferracakut është një i ri me trup mesatar dhe sportiv. Atentatori i ulur në pjesën e pasme të motorit, është një i ri 180 cm i gjatë me peshë normale trupore.
Në kokë mbante një kaskë dhe pjesa e fytyrës së tij ende nuk është identifikuar. Nga hetimet e deritashme rezulton se ekzekutimi i Fatos Ferracakut në 14 nëntor është kryer nga vrasës profesionist dhe të paguar.
Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan mëngjesin në mars 2019 në derën e banesës së tyre, ndërkohë kujtojmë që Shkodra është kthyer në kryeqendrën e luftës, kryesisht të atyre midis bandave të cilat përplasen për larje hesapesh.
Saga e vrasjeve në Shkodër vazhdon, pasi vetëm vitin e fundit janë vrarë 11 persona dhe janë zhdukur dy të tjerë.
Duke lënë mënjanë ngjarje e mësipërme, dhe shumë të tjera që mbase nuk kanë bërë bujë aq të madhe, vetëm dy ditë më parë, data 30 gusht 2019, ishte një ditë e përgjakshme në vendin tonë, duke shënuar një bilanc lufte.
Dy atentate mafioze janë shënuar në Vlorë dhe në Korçë ndërsa për të shtuar përgjakjen e rrugëve ku aksidente të pafundme me viktima e të plagosur rëndë kanë ndodhur në gjithë vendin.
30 Gushti në Shqipëri i ngjante Sicilisë së viteve ’70 me plagosje, atentate, aksidente.
Korça është përgjakur dy ditë më parë, ndërsa aty ndodheshin kryeministri edhe ministri i Brendshëm. Lleshaj ka qënë ne Pustec, ku në media u raportua për një takim të “suksesshëm” me homologun e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Floq.
Në orët e para të mëngjesit të të premtes, një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” në Finiq të Sarandës.
Më tej, në orët e paradites së të njëjtës, një tjetër aksident ndodhi në në aksin rrugor Maliq-Pogradec, ku si pasojë e përlasjes së dy automjeteve në fshatin Pirg, një person ka marrë dëmtime të rënda.
Ndërkohë rreth orës 15:30 një tjetër aksident ka ndodhur në Unazën e Elbasanit, ku si pasojë e janë plagosur rëndë dy turistë izraelit të cilët po udhëtoni me motor me targa rumune. Ata janë dërguar në spital ku janë në gjendje të rëndë për jetën ku pas 24 orësh ka ndërruar jetë.
Po ashtu një tjetër aksident ndodhi në orët e pasdites në Korçë, ku një automjet ka përplasur dy fëmijë që po kalonin rrugën në lagjen Nr.12.
Ndërkohë në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:30 ka ndodhur një tjetër aksident në aksin Librazhd-Përrenjas. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona.
Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit, ndërkohë që është arrestuar edhe personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.
Mbrëmjen e kaluar qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbetën të plagosur pesë persona. Një person hapi zjarr me armë brenda në spitalin Rajonal të Fierit, duke plagosur një shtetas me të cilin ishte konfliktuar më parë.
Burime bëjnë të ditur se konflikti kishte nisur midis dy familjeve, Zhupa dhe Braçe, në Levan të Fierit, ku janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas Gentian Zhupa dhe Aldo Zhupa, ndërsa shtetasit Klajdi Lamaj dhe Erild Muçaj janë lenduar me mjet prerës dhe ndodhen në spital.
Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve, E.Braçe, i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhupa.
Rreth orës 14:00, të ditës së sotme, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është e gjitha nga ajo cfarë ka tronditur vendin përgjatë nëntë muajve kur Lleshja drejton ministrinë e Brendshme, por një bilanc i tillë është një sfidim i autoriteteve dhe konkretisht ndaj kryeministrit dhe ministrit në fjalë. Ndërkohë që asnjë masë efektive nuk kemi parë të ndërmerret sidomos me parandalimin e krimit, duket sikurt ky i fundit përshëndet çdo ditë dhe vazhdimisht dobësinë e shtetit për ti venë frerë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)