Vajza e aktorit të njohur shqiptar Robert Ndrenika, Diana me anë të një postimi në mediat sociale ka reaguar në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Diana Ndrenika shkruan se godina nuk ishte thjeshtë një ndërtesë, por ishte histori, historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare.
Po ashtu Diana shkruan se ndihet e tradhëtuar së “fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor.”
Postimi i plotë
Çfarë shock-u! Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar një godinë 80-vjecare , pjesë harmonike e ansamblit arkitekturor të qendrës historike të Tiranës. Jo thjesht një ndërtesë por një histori! Historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadministrua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjelle në këtë moment. Keqmenaxhim e keqdashje.
Shpërndarje fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja (Eksperimentali, Metropoli e Turbina¬) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshin për Teatrin Kombëtar do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen por edhe sallën e skenën. E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga “Europa Nostra” si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërrojë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane.
Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip.